Tirana në Laç, Partizani pret Vllazninë, java e 34 të dielën

Të dielën do të zhvillohet e gjithë java e 34-ët Abissnet Superiore. Me fillim orën 16:00 të 10 skuadrat e elitës së futbollit shqiptar në 5 finale të kësaj xhiroje e cila pritet të japë pozicionime të reja klasifikimit aktual.

Kështu në luftën për titull, Tirana dhe Partizani do duhet të kalojnë prova të forta këtë të diel.

Bardheblutë janë mysafirë në Laç ndërsa të kuqtë presin në ‘Kompleksin Partizani’ Vllazninë e Shkodrës.

Mjaft interes shfaq dhe lufta për europë e mbijetesë. Me Tiranën dhe Partizanin që kanë siguruar europën, disa skuadra janë në luftë për vendin e 4-ët. Egnatia (3) është shumë pranë një bilete në kontinent pasi veç mundësisë nga Kupa (në finale me Tiranën) luan kartat e saj këtë të diel nga kampionati teksa do të presë Erzenin.

Për vendin e katërt në valle Vllaznia, Laçi dhe Teuta. Skodranët e kanë të ndaluar humbjen me Partizanin ndërsa si Laçi ashtu dhe Teuta deomos i’u bëjnë punë vetëm tri pikët e më pas të shohin se cfarë ngjet me rivalët e tjerë.

Betejë në vete qëndrimi në Superiore. Bylis (9) dhe Kastrioti (10) pasi fituan javën e kaluar do tentojnë mrekullinë edhe këtë fundjavë. Nga ana tjetër Erzeni (8) gjëndet te zona play out dhe dueli me Egnatian konsiderohet një superfinale.

Java e 34:

Ora 16:00

Bylis- Kukësi

Egnatia- Erzeni

Laçi- Tirana

Partizani- Vllaznia

Teuta- Kastrioti/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!