Siti zvogëlon Bajernin, Inter siguron…kualifikimin

Champions League, çerekfinale:
Mançester Siti – Bajern Mynih 3-0
Benfika – Inter 0-2

Mançester Siti dhe Inter janë një hap më pranë gjysmëfinaleve të Champions League pas fitoreve në ndeshjet e para çerekfinale.

Anglezët e Sitit shkërmoqën Bajernin e Mynihu duke i shënuar 3 gola dhe duke ia vështirësuar në maksimum rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Rodri, Silva dhe Haland ishin protagonistët e kësaj fitoreje të rëndësishme për biletën gjysmëfinaliste.

“Qytetarët” konfirmojnë se po kalojnë një moment të mirë, ndërsa kampionët e Gjermanisë duket se do ta kenë shumë të vështirë për të kapërcyer çerekfinalen.

Sakaq, edhe zikaltërit e Interit e nisën mbarë ndaj Benfikës duke triumfuar 0-2 në transfertë. Vendosën golat e Barelës dhe Lukakut në pjesën e dytë, teksa italianët patën edhe mjaft mundësi të tjera shënimi.

Në kthim gjithçka do të jetë më e thjeshtë për skuadrën e Inzagit që i mbetet vetëm të firmosë për gjysmëfinalen e Champions League.

Emocionet e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë për klube kulmojnë nesër me Milan – Napoli dhe Real Madrid – Çelsi./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!