Kupa në fazë të nxehtë, pas pak shorti gjysmëfinal

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë sot shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë (2022/2023) për edicionin e 71-të të saj.
Shorti, që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania Stadium” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të nisë në ora 11:00 ndërsa Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Egnatia do të mësojnë rivalët respektivë.
Ndeshjet e kësaj faze të luhen më datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.
Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Teuta e ka fituar 4 herë kupën.
Vendi i finales së 1 qershorit për tu përcaktuar./Sportiim.al/