Silvinjo nxito të flasësh shqip

Opinion nga: Isuf Myrtaj

Prezantim me humbje e Shqipërisë në daljen e parë kualifikuese të Grupit E të vleshme për Euro 2024. Përballë pati një emër të madh si Polonia (në krizë prej muajsh), e në shumë minuta, skuadra shqiptare e cila udhëtoi në Varshavë me staf të ri teknik, u shfaq shpesh një grup kompakt dhe i denjë për të rivalizuar.

Trajneri Silvinjo e kishte përgatitur në 7 ditë grupin kuqezi me ide të qarta dhe kërkesë të lartë për pikë. Por deri këtu…

Mungesat e Gjimshitit e Ismajlit në qëndër, kushtuan dukshëm në faza të ndryshme të lojës. Sidomos në rastin e golit teksa pas goditjes së dënimit nga polakët topi u largua pa adresë çka më pas prodhoi shtyllën e më tej golin e Sviderskit.

Sigurisht Silvinjo përpos entuziazmit e meritave ofroi disa zgjedhje mjaft të çuditshme. Nisur që në portë ku Strakosha ‘mbiu’ përpara Berishës. Goli i pësuar (gjuajtje e lehtë me të jashtme e Svidevskit) por dhe një dajle amatoreske në rastin Levandovski, nuk e justifikojnë sfidantin e kuadratit shqiptar.

Për të vijuar me mbajtjen në fushë për 90 minuta ë Ramadanit, zëvendësimet pa kriter të Asanit dhe Cikalleshit apo besimin e dhënë Seferit. Po t’i shtosh këtu dhe stolin për Abrashin, provat me Mehmetin, formën jo të mirë të Mihajt, Shqipëria duket sërish skuadra që nuk di të marrë pikë në sfida vendimtare.

Ndërkaq hiq konstatimet më lart, ritmi i lojës nga Shqipëria shpesh u pa i lartë. Rasti i Uzunit në fund, mund të mbyllte diskutimet. Beratasi goditi shpejt, fati në kahun e Sheznit. Silvinjo ka kohë deri në shtator. Të mësojë më shpejt gjuhën tonë të vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!