Silvinjo i jep stil brazilian, Shqipëria mundet në Poloni

sportiim2

Karol Sviderski pas golit në tetor 2021 në “Air Albania Stadium” i shënon sërish Shqipërisë duke i dhënë tri pikë në Grupin E.

Ka startuar ditën e sotme ëndrra “Euro 2024” për Shqipërinë. Kuqezinjtë me Silvinjon si debutues e nisën me humbje në transfertën polake.

Vendimtar goli i Sviderskit në minutën e 41′-të. Polaku shfrytëzoi një top të kther nga shtylla për ta ndalur topin në rrjetën e Strakoshës e për t’i dhënë ekipit të tij fitoren e parë në Grupin E pas humbjes zhgënjyese ndaj Republikës Çeke.

Pavarësisht disa minutave të mira për Shqipërinë si dhe rasteve të Uzunit apo Asllanit që rrezikuan seriozisht portën e Sheznit, kuqezinjtë nuk mundën të dilnin me pikë nga përballja e tyre e parë kualifikuese për Europinanin e ardhshëm.

Sakaq, sfida tjetër e këtij grupi prodhoi një rezultat surprizë ku çekët u ndalën në barazim pa gola nga Moldavia.

Në fushë zbritën edhe Holanda e Franca për llogari të Grupit B. Dy ekipet më favorite të këtij grupi siguruan 3 pikë ndaj Gjibraltarit dhe Irlandës.

Në Grupin F, Austria përmbysi Estoninë, ndërsa Suedia arriti fitoren e parë ndaj Azerbajxhanit në shifrat 5-0. Hungaria ndërkohë mposhti pastër Bullgarinë, ndërsa Serbia kaloi Malin e Zi, të dyja këto sfida të vlefshme për Grupin G.

Kualifikueset, Euro 2024:

Grupi B: Holandë – Gjibraltar 3-0 Irlandë – Francë 0-1

Grupi E: Moldavi – Republikë Çeke 0-0 Poloni – Shqipëri 1-0

Grupi F: Austri – Estoni 2-1 Suedi – Azerbajxhan 5-0

Grupi G: Hungari – Bullgari 3-0 Mali i Zi – Serbi 0-2/S.Gjidiaj/

?>