Shqipëri intensive, Silvinjo e nis me improvizime

Tekniku i Shqipërisë ka pak altrenativa në mbrojtje, Gjasula një obsion në krah të Kumbullës.

Shqipëria e shortuar në Grupin E, do të luajë ndaj Polonisë më 27 mars në Varshavë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit. Prej së hënës kuqezinjtë për herë të parë nën drejtimit e brazilianit Silvinjo janë shfaqur në terren për të përgatitur këtë transfertë mjaft delikate.

Në start të përgatitjeve të cilat po zhvillohen në Tiranë (ambientet e Federtës Shqiptare të Futbollit) futbollistët Elseid Hysaj, Talulant Seferi, Andi Hadroj, Jon Mersinaj, Enea Mihaj, Lindon Selahi e Ylber Ramadani kanë kryer stërvitje të lehtë mes palestrës dhe fushës.

Më pas grupi ka vijuar me dy seanca në ditë. Sigurisht edhe në këtë takim hapës futbollistë si Gjimshiti, Ismajli, Broja apo Bare do ti mungojnë teknikut kuqezi i cili do duhet të operojë me zgjedhje të reja.

Kështu me probleme madhore në prapavijë për t’u zgjidhur, duket se barra kryesore do ju bjerë elementëve kryesorë si Etrit Berisha (në portë), Ivan Balliu, Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Sokol Cikalleshi dhe lojtarit më në formë të momentit Myrto Uzuni.

Sipas axhendës së Departamentit të Garave, Kombëtarja do të rikthehet sot në seancë në orën 16:00, ndërsa nesër do të jenë dy të tilla në 10:00 dhe 16:00. E njëjta situatë deri të shtunën teksa të dielën e 26 marsit (ora 09:00), Kombëtarja A e Shqipërisë dhe delegacioni që shoqëron do t’i drejtohet Aeroportit ‘Nënë Tereza’ për të fluturuar drejt Varshavës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!