Nesër starton Europiani, në Napoli, Itali- Angli

Nesër “Euro 2024” nis zyrtarisht rrugëtimin e tij të gjatë për të mbyllur me fushatën kualifikuese në nëntor 2023. Për të vijuar në mars të 2024-ës me takimet play-off.

Në kompeticionin më të madh të UEFA-s do të përfshihen 24 skuadra. Gjermania kalon automatikisht si vend organizator, ndërsa 20 biletat e tjera dalin nga pozicioni final me dy të parat në grupe. Tri biletat e fundit sipas formuls së re, do të vijnë nga ndeshjet play-off të Nations League.

Faza finale e turneut do të nisë më 14 qershor 2024 me ndeshjen e Gjermanisë në Mynih dhe do të përfundojë me finalen e 14 korrikut 2024, në “Olympiastadion” të Berlinit.

Ndërkaq Shqipëria e shortuar në Grupin E dhe Kosova në Grupin I, kanë shpallur zyrtarisht objektivin për tu kualifikuar. Paçka se në rrugëtimin e tyre do mund të përballen me ekipe si Republikën Çeke, Poloninë, Zvicrën, Izraelin, Rumaninë.

Të enjten (nesër 20:45) spikat dueli i Grupit C teksa në fushë në stadiumin “Maradona” të Napolit vihen përballë Italia me Anglinë. Pjesë e këtij grupi është edhe Maqedonia e Veriut e cila do startojë në Shkup me Maltën.

Grupet e ‘Euro 2024’:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!