Julian Shehu: Në Poloni flasin pak për ndeshjen me Shqipërinë, Tirana del kampion

  • U shpall futbollisti i ndeshjes te Vidzev Lodz- Leh Poznan, Julian Shehu flet për karrierën në Poloni por jo vetëm. “Tirana shpallet kampion”,thotë mesfushori.

Mesfushori shqiptar Julian Shehu, i’u bashkua skuadrës Vidzev Lodz verën e kaluar ndërsa me kalimin e kohës po gjën shumë hapësirë e për më tepër po shfaqet mjaft i rëndësishëm për ekipin që renditet në vend të 6-të në ‘Ekstraklasa’.

I kontaktuar nga ‘Sportiim.al’, tiranasi 24 vjeçar flet për aventurën polake, ndeshjen e Kombëtares të hënën për “Euro 2024” dhe kampionatin shqiptar.

Julian Shehu:

Lojtari i ndeshjes javën e kaluar…

“Po ishte një përformancë e mirë. Rëndësi ka fakti që skuadra përpos disa luhatjeve të fundit të ecë. drejt objekivit sezonal. Punojmë shumë, jemi ende në garë për një vend në europë.”

Të hënën Shqipëria luan me Poloninë e Levandovskit në Varshavë. Çfarë flitet për këtë takim kualifikues të Grupit E për Gjermani 2024?

“Të them të drejtën flitet fare pak. Ndoshta trajneri Santos e do grupin larg mediave për të punuar i qetë. Megjithatë Polonia ka objektiv vetëm fitoren. Pavarësisht se disa titullar nuk janë ftuar…”

Ka pasur zëra që ju dhe Muçi të ishit në vëmendje të stafit kuqezi…

“Nuk di. Po punoj fort për të qënë sa më produktiv për skuadrën ku aktivizohem. Për Muçin di që ka patur interesim”.

U larguat nga Laçi si një lider…Si e keni parë këtë sezon?

“E ka patur disi të vështirë por me fitoren e fundit ndaj Vllaznisë mendoj se ka treguar se mbetet kockë e fortë në Superiore. Pavarësisht se gjëndet poshtë besoj dhe uroj të shkojë në Europë.”

Lushkja dhe Deliu i’u bashkuan Tiranës, kur do ta shohim treshen e famshme të Laçit në mesfushë sërish bashkë?

“Janë futbollistë të shkëlqyer. Më mungojnë goxha por Shehu për momentin do të vijojë në Poloni. Megjithatë kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e bashkimit. Ne të tre kuptoheshim mjaft mirë në fushë.”

Kush e fiton titullin kampion në Abissnet Superiore?

“Tirana”.

/Foto: Widzev Lodz (Twitter) /Bisedoi: Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!