‘Elite Round’/Shqipëria U17 humb thellë me Francën…

Francë U17 – Shqipëri U17 4-0 (Meupijo 26′, Isufu 29′, Buneb (P) 68′, Lamburde 85′)
Në ‘Air Albania Stadium’ Kombëtarja Kuqezi U17-të, e drejtuar nga Ervin Bulku nisi me një humbje të thellë fushatën kualifikuese të Europianit në fazën “Elite Round”.
Përpos dëshirës dhe ndonjë tentative nga krahët të skuadrës shqiptare, dominimi i transalpinëve të vegjël ishte i dukshëm në fushë.
Francezët gjetën dy herë golin në pjesën e parë me Meupijo dhe Isufu teksa në pjesën e dytë shënuan dhe dy herë të tjerë me Buneb (penallti) dhe Lamburde.
Ndeshja e radhës për Kombëtaren U17 të Bulkut do të jetë ndaj Zvicrës më 25 mars.