Superiorja në dy ditë, faza e tretë ul qepenët
- Tirana luan në Elbasan si pritës, te Vllaznia do të debutojë si trajner i parë Auron Miloti.
Faza e tretë e Abissnet Superiore do të zhvillojë këtë fundjavë javën e fundit të saj. Të shtunën dhe të dielën më 1 dhe 2 prill, të 10 skuadrat elitare në pesë duele jetike.
Kështu të shtunën Vllaznia- Bylis dhe Kukësi- Egnatia do të zbresin në fushë duke nisur nga ora 15:00 ndërsa në 18:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ përballja Teuta- Partizani.
E diela ka në program dy takime. Fillimisht në Kamëz (15:00) Kastrioti- Laçi ndërsa në 18:00 në “Elbasan Arena” takohen Tirana dhe Erzeni.
Ndërkaq kampionati pas 26 javëve kryesohet nga Partizani dhe Tirana me nga 44 pikë, mbyll Kastrioti me 24 pikë.
Java e 27-të:
Të shtunën:
15:00
Vllaznia-Bylis
Kukësi- Egnatia
18:00
Teuta- Partizani
Të dielën:
Kastrioti- Laçi (15:00)
Tirana- Erzeni (18:00)/Sportiim.al/