Superiorja me tre përballje, hap Laçi, mbyll Partizani

Dy ndeshjet e para të javës së 26-të luajtur dje në Ballsh dhe Durrës nuk prodhuan fitues. Si Bylis-Tirana ashtu dhe Erzeni- Kukësi u ndalet te rezultati teknik 1-1.

Ndërkohë sot tre ndeshjet e tjera. Në Laç dhe në Rrogozhinë (13:00) sfidat Laçi-Vllaznia dhe Egnatia- Teuta. Do të mbyllë Partizani-Kastrioti në 16:00.

Kurbinasit si kurrë më parë në edicionet e fundit vijnë pas 4 humbjeve dhe një barazimi në pesë ndeshje kampionati. Vendosja në zonën poshtë por dhe eleminimi nga Kupa, kanë rënduar së tepërmi situatën e bardhezinjëve.

Në kahun tjetër Vllaznia. Me mundësinë e madhe për t’ju bashkuar dhe njëherë kreut, kuqeblutë pritet të luajnë shanset e tyre për të dalë me pikë të plota nga kjo transfertë.

Ndërkohë, Egnatia ka një duel të rëndësishëm me Teutën e zgjuar nga Edi Martini. Pas shkëlqimit në Kupë ndërsa rrogozhinasit siguruan për herë të parë një biletë për në gjysmëfinale, do të tentojnë fitoren në shtëpi për të kërcënuar në vijim kreun e Abissnet Superiore.

Sakaq, durrsakët edhe pse po shfaqen të qëndrueshëm ende nuk kanë dalë nga zona e rrezikut. Dy barazimet e fundit e kanë stopuar disi performancën e bukur të ‘Djemëve të Detit’ të cilët nga një skuadër e dorëzuar, u shkulën në pak javë nga fundi.

Partizani- Kastrioti mbyll javën në ‘Kompleksin Partizani’. Në shtëpinë e kuqe vjen dhe njëherë mundësia për të dalë e para në rënditje. Ndalesa e Tiranës kryesuese dje në “Adush Muça” me Bylis 1-1, pritet të motivojë Partizanin për të gjetur tri pikë ndaj një Kastrioti të zhytur në vendin e fundit të Superiores.

Ndeshjet e javës së 26:

Sot:

Laçi- Vllaznia 13:00

Egnatia-Teuta 13:00

Partizani- Kastrioti 16:00

Dje:

Bylis- Tirana 1-1

Erzeni- Kukësi 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!