‘Çmimi i Madh’, F1 me risi në Jedah

‘Pole position’ për Serxhio Perez në garën për ‘Çmimin e Madh’ të Arabisë Saudite. Në Jedah, sot me start orën 18:00, vija e parë e gjitha surprizuese.

Me Maks Verstapen i cili “dogji” motorin në provat zyrtare (niset nga vendi i 15-të) një tjetër Red Bull do t’ju prijë pilotëve në garën e dytë zezonale.

Ai do të jetë meksikani Perez dhe pas tij spanjolli Fernando Alonso me Aston Martin. Në fakt ishte Sharls Leklerk ai që meritoi këtë pozicion por për shkak të ndryshimëve në motor me pasojë penalitetin me 10 vende, do të spostohet te vendi i 12-të.

Vendi i tretë i takon Mercedes-it të Xhorxh Rasëll. Ndërkohë do të mbajë lart shpresat e Ferrarit, Karlos Sainz, ndërsa do të niset nga vendi i katërt.

Pas garës së parë zhvilluar në 5 mars në Bahrein, kryeson Verstapen me 25 pikë. Pas tij Perez me 18 dhe Alonso me 15 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!