Hamilton ndahet me trajnerën personale

sportiim2

Shtatë herë kampioni i Botës në F1 shpall divorcin me trajnerën e tij te Mercedes.

Një epoke të gjatë te Mercedes në Formula 1, i vjen fundi: Luis Hamilton ka deklaruar fundin e bashkëpunimit me fizioterapisten e tij historike dhe trajneren e performancës, Angela Cullen.

Ai e bëri këtë me një postim të fundit në Instagram, në të cilin falënderon për gjithë mbështetjen dhe afërsinë e këtyre viteve të gjata së bashku:

“Gjatë shtatë viteve të fundit, Angela Cullen ka qenë pranë meje, duke më shtyrë të jem versioni më i mirë. Falë saj unë jam një person dhe atlet më i mirë. Kështu që shpresoj që ju të bashkoheni me mua për t’i uruar asaj më të mirën ndërsa ajo hedh hapat e ardhshëm drejt realizimit të ëndrrave të saj. Faleminderit për gjithçka. Mezi pres të zbuloj se çfarë të pret në të ardhmen.”

?>