Lacio e Vijareal jashtë, Conference League njeh çerekfinalistet

Janë zyrtarizuar në Conference League tetë skuadrat çerekfinaliste që do të vijojnë garën për të ngritur lart trofeun e këtij kompeticioni.

Holandezët e AZ Alkmar kanë befasuar Lacion duke e eleminuar dhe lënë jashtë çerekfinaleve. Dy humbje në shifrat 2-1 rezultuan fatale për italianët të cilët e ndërpresin këtu aventurën e tyre në Ligën e Konferencës.

Edhe Anderleht ka surprizuar duke kaluar Vijarealin me fitoren minimale përballë spanjollëve që i jep të drejtën e kualifikimit. Pa vështirësi kanë kapërcyer këtë fazë dhe Nisë e Uest Hem.

Sakaq, pas triumfit minimal në shtëpi ndaj Sivasportit, Fiorentina bind në kthim dhe kalon 1-4 turqit. Ndërkohë, Bazeli i Taulant Xhakës ia del vetëm përmes penalltive të presë biletën për më tej.

Rezultatet:

Conference League, faza 1/8:

Djurgarden – Leh Poznan 0-3 (0-5)
Sivaspor – Fiorentina 1-4 (1-5)
Slovan Bratislavë – Bazel 2-2 (4-4) 1-4 pen
AZ Alkmar – Lacio 2-1 (4-2)
Nisë – Sherif Tiraspol 3-1 (4-1)
Vijareal – Anderleht 0-1 (1-2)
Uest Hem – AEK Larnaka 4-0 (6-0)

Bashaksehir- Gent 1-4 (1-1)luajtur dje/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!