Europa League/ Dominim i skuadrave të mëdha, verdiktet
Pas Champions League, edhe Europa League ka kompletuar skuadrat çerekfinsliste të këtij edicioni. Juventus, Mançester Junajtid, Roma e të tjera, do të shoqërojnë në vazhdimësi këtë kompeticion.
Për anglezët e Junajtid, fitorja 4-1 në sfidën e parë e bëri më të thjeshtë përballjen e kthimit të cilën gjithashtu e fituan në shifrat 0-1 me golin e Rashford.
As Juventus nuk zhgënjeu me dy triumfe ndaj Frajburgut që i dërgojnë italianët në fazën e radhës të Ligës së Europës, aty ku bashkohet dhe Roma. Edhe pse e mbyllën në barazim 0-0 ndaj Sociedadit, italianët janë ata që kualifikohen falë fitores 2-0 javën e shkuar.
Union Berlin mbetet jashtë si pasojë e humbjes së thellë 3-0 përballë Union Xhilozë, ndërsa gjermanët e Leverkusen nuk dështojnë përballë Ferencvarosh duke bërë të tyren një biletë çerekfinaleje.
Fitore tenistike arriti Fejnord në shifrat 7-1 përballë Shahtjor Donjetsk, teksa Sevilja kaloi disi në frikë Fenerbahçen e cila rrezikoi të rihapte llogaritë e kualifikimit.
Arsenal- Sporting në shtesë nuk prodhoi gola, penalltitë folën për Sportingun.
Europa League, faza 1/8:
Fenerbahçe – Sevilja 1-0 (1-2)
Fejnord – Shahtjor Donjetsk 7-1 (8-1)
Frajburg – Juventus 0-2 (0-3)
Real Betis – Mançester Junajtid 0-1 (1-5)
Arsenal – Sporting 1-1 (3-3) 4-5 pen
Ferencvarosh – Bajer Leverkusen 0-2 (0-4)
Real Sociedad – Roma 0-0 (0-2)
Union Xhilozë – Union Berlin 3-0 (6-3)/S.Gjidiaj/