FIFA/ Kongresi rizgjedh për një tjetër mandat Infantinon

Nga Kigali i Ruandës në Afrikë, presidenti aktual i FIFA-s Xhani Infantino merr mandatin edhe për katër vite të tjera. Kreu i futbollit botëror i vetmi kandidat, e mori këtë mision të radhës në Kongresin e 73-të të FIFA-s.

Pas rizgjedhejs italo- zviceriani ndër të tjera tha:

“Të jesh President i FIFA-s është një nder i pabesueshëm dhe një privilegj. Gjithashtu është një përgjegjësi shumë e madhe. Jam i përulur dhe i prekur nga suporti juaj. Ju premtoj që do të vazhdoj ti shërbej FIFA-s, futbollit në të gjithë botën dhe 211 shoqatave anëtare të FIFA-s”.

Ndërkohë në kongres gjëndet edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!