Zherard drejt stolit të Anglisë, Bejl në stafin e Uellsit,Ramos…

Ramos:

Pavarësisht vështirësive të PSG-së dhe eleminimit në Champions, duket se e ardhmja e Serxhio Ramos do të jetë ende në Paris. Siç raporton AS, ish-mbrojtësi i Real Madridit ka fituar besimin e drejtuesve dhe të stafit teknik duke rezultuar një titullar të përhershëm për Galtier. Ndaj është e mundur që një kontratë e re të diskutohet në javët në vijim.

Angli U21:

Anglia U21 mund të përfundojë në duart e një trajneri të lartë në të ardhmen e afërt. Siç raporton Mirror, pas Kampionatit Europian, trajneri aktual Lee Carsley duket se do të largohet nga posti dhe për ta zëvendësuar, lexojmë se federata po shqyrton tre profile: Stiven Zherard, i shkarkuar nga Aston Vila në dimër, Frenk Lampard, i cili pësoi të njëjtin fat me Everton këtë sezon dhe Scot Parker, i sapo liruar nga detyra nga Bryzh pas humbjes së rëndë të dyfishtë në Champions League kundër Benfikës.

Uells:

Garet Bejl ka daklaruar lamtumirën e tij me futbollin e luajtur së fundmi, por Uellsi nuk dëshiron të heqë dorë nga karizma dhe përvoja e tij. Kështu, ish-lojtari i Totenham dhe Real Madrid mund t’i bashkohet stafit teknik të Rob Peixh:

“Do të takohemi dhe do të diskutojmë. Ai është i interesuar, ne e vlerësojmë vlerën e tij dhe atë që mund t’i ofrojë këtij ekipi. Garet ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të na mungojë”,tha tekniku.Ndërkohë shiriti i kapitenit të Uellsit do t’i kalojë Aaron Ramsejt i cili do ta mbajë sërish 10 vite pas herës së fundit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!