FIFA me vendime madhore në kongres

Në Kagali të Ruandës nis të enjten Kongresi i 73-të i FIFA-s. Veç rizgjedhjes së Infantinos si President, janë gati disa risi në formatet e kompeticionëve që organizon FIFA.

Botërori i 2026-ës i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të organizohet jo me 32 por me pjesëmarrjen e 48 përfaqësuesëve nga e gjithë bota.

Për më tepër rrëzohet ideja e parë e 16 grupeve me tre skuadra. FIFA ka vendosur të mbajë grupet me 4 skuadra për një total grupesh 12.

Nga kjo fazë kalojnë dy më të mirat e çdo grupi dhe tetë vendet e treta më të mira, për të plotësuar 32 ekipe, që do të vijojnë me fazën me eliminim direkt në 1/16-at.

Lëvizja e FIFA-as parashikon të rrisë numrin e ndeshjeve nga 64 në 104. me efektin e shtuar ekonomik pikërisht nga Kupa e Botës 2026.

“Formati i rishikuar zbut rrezikun e marrëveshjeve të fshehta dhe siguron që të gjitha skuadrat të luajnë të paktën tre ndeshje, duke siguruar kohë pushimi të balancuara midis ekipeve konkurruese”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!