Vjen Kupa, zbardhet edhe kalendari i kampionateve në tri nivele

Kupa e Shqipërisë faza për në gjysmëfinale të edicionit të 71-të do të luhet në dy ditë. Takimet e kthimit nisin nesër e martë 14 mars dhe vijojnë të mërkurën 15 mars për të përcaktuar definitivisht 4 ekipet që do diskutojnë përballjet pasuese.
Më pas do të ketë short të lirë, gjysmëfinalet me dy takime dhe finalja e madhe e 28 majit.
Ndërkohë, Tirana- Kastrioti (4-1), Kukësi- Teuta (0-2) nesër dhe Laçi- Egnatia (0-0) e Partizani- Vllaznia (1-3) të mërkurën janë sfidat e radhës.
Ndërkohë fundjava do të sjellë ndeshjet e javës së 26-të Abissnet Superiore.Sipas Departamentit të Garave në FSHF ata nisin të shtunën me dy takime dhe mbyllin të dielën.
Bashkëngjitur edhe kalendari i Kategorisë së Parë dhe i dy grupeve të Kategorisë së Dytë. Më poshtë grafikisht java futbollistike në të tria nivelet./Sportiim.al/

