Fitojnë Real, Bajern, Siti e Çelsi, Napoli hipotekon titullin

Fundjava risolli në vëmendje garën e kampionateve elitare në Europë. Në Angli, Spanjë, Itali, Francë e Gjermani ndeshjet e luajtura ditën e sotme prodhuan surpriza dhe rezultate interesante.

Liverpul shkon nga ekstremi në ekstrem. Pas fitores për rekord ndaj Mançester Junajtid, të kuqtë e Klop u mposhtën në transfertën e Burnemuthit.

Ndërkohë Çelsi koleksionon fitoren e dytë në radhë. Përballë Leiçesterit londinezët triumfuan 1-3 duke u ngjitur në vendin e dhjetë të klasifikimit. Me po të njëjtin rezultat Totenhem mori 3 pikë ndaj Notinghem Forest duke mbërthyer vendin e katërt.

Sakaq, një penallti e Haland e mban Mançester Sitin afër Arsenalit pas fitores së sotme në transfertë ndaj Kristal Palasë. Vetëm 2 pikë larg por “Topçinjtë” numërojnë një ndeshje më pak.

Xhiroja e 25-të spanjolle nisi me Realin që rikthehet të marrë rezultate pozitive në kampionat duke mposhtur Espanjolin me përmbysje në shifrat 3-1. Në dy sfidat e tjera, Elçe dhe Real Vajdolid ndanë pikë ndërsa Celta Vigo nuk has vështirësi me Rajo Vajekann. Pas pak Valencia – Osasuna.

Serie A duket se ka mbyllur llogaritë e titullit kampion. Napoli nuk njeh kundërshtarë dhe përballë bergamaskëve të Atalantës triumfon 2-0 falë dhe një goli të Rrahmanit. Me interes pritet edhe sfida e mbrëmjes mes Bolonjës dhe Lacios.

Në Bundesligën gjermane bavarezët dhurojnë spektakël golash ndaj Augsburgut. Bajern fiton 5-3 në këtë përballje ku nuk munguan as 2 golat e Mërgim Berishës për miqtë. Sakaq, ndjekësit më të afërt të bavarezëve, verdhezinjtë e Borusia Dortmund, u ndalën në barazim nga Shalke.

Sa i përket kampionatit francez, Auxerre – Renë nuk prodhoi fitues, teksa në 21:00 Brest pret PSG-në kryesuese për llogari të javës së 27-të.

Rezultatet:

Premier League:
Burnemuth – Liverpul 1-0
Everton – Brentford 1-0
Lids – Brajton 2-2
Leiçester – Çelsi 1-3
Totenhem – Notinghem Forest 3-1
Kristal Palasë – Mançester Siti 0-1

La Liga:
Real Madrid – Espanjol 3-1
Elçe – Real Vajadolid 1-1
Celta Vigo – Rajo Vajekano 3-0
Valencia – Osasuna 21:00

Serie A:
Empoli – Udineze 0-1
Napoli – Atalanta 2-0
Bolonja – Lacio 20:45

Bundesliga:
Bajern Mynih – Augsburg 5-3
Eintraht Frankfurt – Shtutgart 1-1
Herta Berlin – Mainz 1-1
Lajpcig – Borusia Gladbah 3-0
Shalke – Borusia Dortmund 2-2

Ligue 1:
Auxerre – Renë 0-0
Brest – PSG 21:00/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!