Kumbulla prodhon kokrra, Murinjo i lumtur
Zhoze Murinjo e ka djegur gjithnjë mbrojtësin Marash Kumbulla (lënë në stol) por sot në duelin e Ligës së Europës, Roma- Real Sociedad, portugezi vendosi ta hedhë në fushë që në start të pjesës së dytë (në vend të Diego Lorentes).
Futbollisti kuqezi pas zhvillimëve të një këndorjeje në të 87′, u gjënd te shtylla e dytë duke e goditur topin saktësisht e dërguar në rrjetë për një 2-0 final.
Pas ndeshjes Kumbulla u zgjodh lojtari më i vlerësuar i ndeshjes nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” me notën e lartë 7.5. Përpos suksesit individual e kolektiv, 23 vjeçari duket se ka tunduar edhe mendimet e trajnerit luzitan për ta patur më në vëmendje./Sportiim.al/