FSHF, kurse për licensën UEFA C dhe në Korçë

Fillimisht në Tiranë, Fier dhe Shkodër, radha e juglindjes për licensën ‘UEFA C’

Interesi i lartë për licensën e trajnerit UEFA C ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit ta shtrijë kursin në të gjitha rajonet e vendit dhe të shkojë më afër të gjithë atyre që janë të interesuar për të t’u përfshirën në botën e bukur të trajningut. Kursi ndërkohë ka nisur në Tiranë, ndërsa Sektori i Edukimit në FSHF ka planifikuar të zhvillojë të njëjtin kurs në qytetin e Fierit më 13 mars, që përfshin zonën e jugut, më 27 mars në Shkodër për zonën e veriut dhe së fundmi kursi për licensën e trajnerit UEFA C do të organizohet edhe në Korçë e do të nisë më 8 maj 2023.

Edhe ky edicion i licensës UEFA C do të jetë i ndarë në tre blloqe leksionesh e më konkretisht në datat 08-10 maj 2023, 01-03 qershor 2023 dhe 19-21 qershor 2023.

Ashtu si edhe në të gjitha kurset që organizohen në qytetet e tjera, edhe në Korçë mund të marrin pjesë ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë një karrierë në këtë sport. Mosha minimale për t’u regjistruar në kurs është 20 vjeç dhe kandidatët duhet të dërgojnë në adresën elektronike [email protected] diplomën e shkollës së mesme, aktivitetin që ushtrojnë, numrin e kontaktit si edhe një fotokopje të letërnjoftimit apo pasaportës.

Nuk do të pranohen në kurs kërkesat e dërguara nga kandidatët e dënuar mbi 180 ditë nga Komisionet Disiplinore të FSHF-së; studentët të cilët, ndërsa ndjekin kursin, do të pësojnë një pezullim prej më shumë se 180 ditësh nga Komisionet e FSHF-së; kandidatët e dënuar përjetësisht nga Komisionet e FSHF-së; studentët të cilët gjatë zhvillimit të kursit dënohen nga autoritetet pezullohen nga kursi.

Kërkesa për t’u regjistruar në kursin UEFA C, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën e-mail [email protected] ose përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 01.05.2023 dhe të gjitha aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Të gjithë personat që pajisen me licencën e trajnerit “UEFA C” kanë mundësinë të trajnojnë skuadra në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!