Egnatia ndihet lider, grushte në Ballsh

Abissnet Superiore, Java 24:
Egnatia – Kastrioti 4-1 (Duamena 11′, 32′, Kasa 62′, Xhekson 90+1’/ Greca 28′)
Bylis – Erzeni 1-1 (Eskerdinja 62’/ Kahrimanoviç 86′)

Në “Adush Muça’, fundi prodhoi tension me persona në fushë, drejtus dhe tifozë. Te njëri nga këndet e fushës, Maçolli shkon dhe komunikon pa etikë me tifozë të Erzenit teksa njëri prej tyre futet në fushë dhe prek lojtarin. Në incident edhe Troplini…

Egnatia – Kastrioti dhe Bylis – Erzeni ngritën siparin e javës së 24-të të kampionatit shqiptar. Spektakël golash në Rrogozhinë dhe paqe në Ballsh me garën që bëhet akoma dhe më emocionuese.

Karton i kuq, penallti, pesë gola dhe ritëm loje. Ishte kjo përballja në Rrogozhinë që u mbyll në shifrat 4-1. Egnatia arriti të fitonte falë protagonistit Duamena që shënoi 2 herë në pjesën e parë si dhe golave mjaft të bukur të Kasës dhe Xhekson.

Kastrioti mundi të depërtonte vetëm një herë në portën e Sherrit me një top që u përplas në trupin e Grecës e më tej përfundoi në rrjetë, ndërkohë që krutanët shpërdoruan dhe një 11-metërsh. Gjuajtja e Santiago Selmanit u ndal mjaft mirë nga Alen Sherri i cili arriti të mbante të pandryshuar diferencën në shifra.

Në radhët e Egnatias, Kacbufi e mbylli sfidën më herët pas daljes me të kuq, teksa rrogozhinasit shijuan fitoren e dytë radhazi duke u ngjitur paraprakisht në vendin e dytë. Për Kastriotin mbijetesa bëhet edhe më e vështirë.

Sakaq, në Ballsh, sfida nuk prodhoi fitues. Bylis dhe Erzeni u ndanë në barazim 1-1 me gjithçka që u vendos në pjesën e dytë. Goli i Eskerdinjës nuk vleu për ballshiotët pasi një 11-metërsh i kthyer në gol nga Kahrimanoviç riktheu dhe njëherë baraspeshën.

Bylis pozicionohet i nënti në klasifikim me 27 pikë ndërsa shijakasit mbeten në gjysmën e parë të tabelës, konkretisht në vendin e pestë me 33 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!