Vjen derbi, Partizani- Tirana kartolina me pritshmëri antagonistike

Në vëmendje derbi numër 169-të mes dy skuadrave të mëdha shqiptare, Partizani- Tirana. Java e 24 e Abissnet Superiore do të kulmojë pikërisht me duelin e skuadrave kryeqytetse të cilat do të zbresin në fushën e impiantit ‘Air Albania Stadium’ të hënën në orën 19:00.

Duket paradoksale por sfida e fundit mes tyre, (0-1 për Partizanin) çka përkoi me fundin e javës së 15-të, e largoi skuadrën e kuqe me 4 pikë nga bardheblutë. Tani situata është përmbysur dhe në krye gjëndet Tirana me 3 pikë më shumë se rivali historik.

Ndërkohë derbi i fundit i gjykuar nga ndërkombëtari Eldorjan Hamiti gati sa nuk degjeneroi në dhunë. Lezhjani pas asaj që servirën tifozët në tribuna e fushë, i dërgoi dy skuadrat në dhomat e zhveshjes duke paralajmëruar se takimi mund të përfundonte në Disiplinë.

Fakti që drejtuesit e Partizanit patën dilema për ta zhvilluar këtë ndeshje në ‘Kompleksin Partizani’, mban doza të larta pasigurie të këtij ballafaqimi që luhet jo vetëm për kreun por dhe për “flamurin” e kryeqytetit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!