Dinamo viziton Lezhën, Skënderbeu Burrelin

Skënderbeu 33, Flamurtari 32 dhe Dinamo 30 pikë, tri skuadrat e mëdha në inferiore në luftë për dy bileta në fund të sezonit. Korabi pranë…
Do të zbresin në fushë për objektivë të ndryshëm. Të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë me laps në dorë e llogari afatshkurtëra. Në Lezhë, blutë do të ndeshën me Besëlidhjen e fundit të tabelës. Dueli pritet të jetë mjaft i nxehtë. Dritan Mehmeti në debutim në pankinën e 18 herë kampionëve të vendit.
Një tjetër sfidë rivalizuese do të zhvillohet në “Liri Ballabani” të Burrelit. Pasi afruan trajnerin Dorian Bubeqi, matjanët kanë javë që po shfaqen konkurues ndërsa për korçarët pikët maksimale janë detyrë.
Ndërkohë për të gjetur një takim me një kah, lipset të hamendësosh pasi të gjitha ndeshjet në letër, i ngjajnë sfidave me shumë të panjohura.
Sakaq, hiq sfidën në Vlorë mes Flamurtarit dhe Lushnjës e cila nis në 13:30, të tjerat kanë si start orën 13:00.
Java e 18-të:
13:00
Burreli-Skënderbeu
Apolonia-Tërbuni
Besëlidhja- Dinamo
Korabi-Besa
Luzi 2008-Turbina
Tomori-Oriku
Flamurtari- Lushnja (13:30)/Sportiim.al/