Dinamo fundos Besëlidhjen, tension në Berat, Flamurtari i pari

Dinamo me fytyrën e re të Mehmetit prezantohet mjaft e fortë në transfertën e Lezhës. Shënoi 4 gola pa pësuar dhe e sheh vetën në vëndin e dytë së bashku me Skënderbeun i cili u ndal nga Burreli në shifrat 0-0.

Fiton Flamurtari dhe këtë e bën me shifra të thellë ndaj Lushnjës në situatë mjaft delikate. Në Fier, Apolonia i gjën ‘dritarën” Tërbunit për të shënuar një gol e marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbjetesë. Luzi 2008 zgjohet në fund por ndaj Turbinës ndalet te barazimi pa gola.

Ndërkohë ndeshje plot tension në fund të fraksionit të parë në Berat me vendasit të cilët përmbysën Orikun në pjesën e dytë. Miqtë në këtë pjesë, luajtën me një fubollist më pak. Sakaq Korabi zotron fushën ndaj Besës së Kavajës duke shënuar golin e vetëm me Beshiraj por që mbart vlerën e tri pikëve.

Java e 18-të:

Rezultatet:

Burreli-Skënderbeu 0-0

Apolonia-Tërbuni 1-0

Besëlidhja- Dinamo 0-4

Korabi-Besa 1-0

Luzi 2008-Turbina 0-0

Tomori-Oriku 2-1

Flamurtari- Lushnja 3-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!