Vllaznia e Teuta spektakolarë në Kupë

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale:
Vllaznia – Partizani 3-1 (Kaina 11′, 51′, Çoba 33’/ Matondo 44′)
Teuta – Kukësi 2-0 (Kallaku 60′, 70′)

Faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë vijoi sot me dy sfida të tjera mjaft interesante. Vllaznia dhe Teuta siguruan fitore bindëse që i favorizojnë në ndeshjet e kthimit, por me skuadrat që kanë përballë, jo gjithçka është e sigurt.

Në “Loro Boriçi”, mes rreshjesh shiu të dendura, Vllaznia mposhti 3-1 Partizanin. Dukshëm më kërkues dhe agresivë kuqeblutë, ndërkohë që kryeqytetasit qëndruan disi më në hije.

Kaina shënoi dopietë në këtë sfidë, teksa nuk mungoi as goli i shkodranit Çoba. Sakaq, ka një supergol nga kampi i të kuqve në minutën e 44′-të me Matondon teksa arriti të gjente këndin më të largët të potrës së mbrojtur nga Qarri.

Paralelisht në “Niko Dovana” Sherif Kallaku festoi ditëlindjen e tij të 25-të me 2 gola të rëndësishëm për durrsakët. Fillimisht me 11-metërsh e më pas me një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, mesfushori i dhuroi skuadrës së tij këtë fitore avantazhuese për sfidën e kthimit ndaj Kukësit.

Ndeshjet e dyta do të luhen më 14 dhe 15 mars e më pranë gjysmëfinales duken Tirana, Vllaznia dhe Teuta. “Mister” mbetet Laçi – Egnatia./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!