Mesi dhe Argjentina, ‘The Best’ 2022

Mbrëmjen e së hënës në Paris, FIFA organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”.

Çmimet:

Lionel Mesi është “Lojtari më i mirë i FIFA-s” për vitin 2022. Sulmuesi, kampion bote në Katar 2022, la pas Benzema e Mbape.

Lionel Skaloni, “Trajneri më i mirë”
Sapo zgjati kontratën me Argjentinën ai fitoi çmimin “The Best FIFA – Best Men’s Coach”.
Emiliano Martinez “Portieri më i mirë”

Aleksia Putejas ” Lojtarja më e mirë”
Infantino rikthehet në skenë. Çmimi “The Best FIFA – Best Female Female” shkon për Aleksia Putejas. “Ylli” i Barcelonës përsërit suksesin e sezonit të kaluar.

Formacioni më i mirë për meshkuj

Top-11: Kurtua, Hakimi, Kanselo, Van Dajk, De Bryne, Modriç, Kasemiro, Mesi, Mbape, Benzema, Haland.

Formacioni më i mirë i femrave

Top-11 i FIFA-s për femra : Christiane Endler, Lucy Bronze, Maria Leon, Leah Williamson, Wendie Renard, Alexia Putellas, Keira Walsh, Lena Oberdof, Alex Morgan, Sam Kerr, Beth Mead.

Tifozët e Argjentinës marrin “Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s”

“Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s” shkon për tifozët e Argjentinës. Në skenë u ngjit një mbështetës i kampionëve të botës me një daulle.

Mary Earps “Portierja më i mirë”Didier Drogba i dhuroi anglezes Mary Earps çmimin për “Portierja më e mirë”.

Çmimi “Puskás” shkoi  për Marcin Oleksy
Alesandro Del Piero i dorëzoi çmimin “Puskás, goli më i mirë i vitit”, Marcin Oleksy-t, sulmuesit pa një këmbë që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë  në ndeshjen mes Warta Poznan-Stal Rzeszow.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!