Sherif përmbys serbët, Bazel kalon Trabzonspor

Janë zhvilluar sfidat e kthimit të fazës “play-off” për Ligën e Konferencës me skuadrat që kanë vulosur fatet e tyre. Në turin tjetër do të shohim Lacion që i favorizuar nga fitorja në sfidën e parë, barazimi ndaj Kluzh i jep të drejtën e kualifikimit.

Fiorentina dhe Braga dhuruan spektakël golash ashtu si në takimin e parë me italianët që fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 7-2.

Kalon dhe Anderleht falë penalltive si dhe Sherif Tiraspol që me përmbysje surprizon Partizanin e Beogradit. Ndërkohë, Bazeli i Xhakës ka kaluar Trabzonsporin me ndihmën e një goli të shënuar nga Zeqiri, ndërsa Karabaku i Xhixhës humbi me penallti ndaj Gent.

Conference League, faza Play-Off:
Anderleht – Ludogorets 2-1 (2-2) 3-0 pen
Kluzh – Lacio 0-0 (0-1)
Partizan Beograd – Sherif Tiraspol 1-3 (2-3)
Dnipro-1 – AEK Larnaka 0-0 (0-1)
Bazel – Trabzonspor 2-0 (2-1)
Fiorentina – Braga 3-2 (7-2)
Gent – Karabak 1-0 ( 1-1; 5-4 pen)
Leh Poznan – Bodo/Glimt 1-0 (1-0)/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!