sportiim2

Play-Off/ Barça dhe Juve ndalen, Roma zhgënjen në Austri

Pas Ligës së Kampionëve stafeta i kaloi Ligës së Europës për fazën “play-off” të saj. Mes spektaklit dhe katër golave, Barcelona – Mançester Junajtid u mbyll në barazim 2-2.

Një sfidë mjaft e luftuar dhe emocionuese u zhvillua në “Camp Nou” me katalanasit që shënuan të parët por festuan shumë pak, pasi Rashford riktheu baraspeshën brenda 3 minutave.

Më pas një dhuratë e Kunde i dha avantazhin anglezëve, teksa Rafinja fiksoi barazimin me golin e shumëkërkuar nga vendasit. Deri në sekondën e fundit skuadrat mbeten në sulm por pa mundur të prishin balancën me gjithçka që mbetet për t’u vulosur në sfidën e kthimit.

Sakaq, Roma u mposht 1-0 nga Salsburgu me një gol në limite, teksa as Juventus nuk ia doli në këtë provë të parë përballë Nantë, ndaj së cilës e mbylli në barazim 1-1. Pa gola u mbyll Ajaks – Union Berlin ndërsa Sevilja mposhti 3-0 Eindhoven.

Europa League: Ajaks – Union Berlin 0-0 Barcelona – Mançester Junajtid 2-2 Salsburg – Roma 1-0 Shahtjor Donjetsk – Renës 2-1 Bajer Leverkusen – Monako 2-3 Juventus – Nantë 1-1 Sevilja – PSV Eindhoven 3-0 Sporting – Midtjyland 1-1/Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

?>