Europa League e nis me një…finale

Europa League dhe Conference League sot me ndeshjet e tyre të para të fazës Play Off.

Pa diskutim kryesfida e mbërmjes i takon dueit të ‘Camp Nou’-t me përballjen Barcelona- Mançseter Junajtid e cila do të zhvillohet në orën 18:45.

Klubi i famshëm blaugran pavarësisht problemeve me skandalin e fundit teksa akuzohet se ka paguar goxha euro për të pasur nën kontroll gjyqtarët në La Liga, pritet të jetë favorite ndaj Djajëve të Kuq por në rritje konstatnte të teknikut Ten Hag.

Barça do ketë mungesën e Buskets dhe Dembele ndërsa te skuadra angleze e Junajtid ata janë më të shumta. Kështu Marsial, Eriksen, Lisandro Martinez, MekTominej, Sabitzer dhe Van de Bek nuk do mund të jenë në fushë.

Ndërkohë në fushë të tjera duele të balancuara. Kalendari i ditës më poshtë por dhe ato të kthimit më 23 shkurt pasyrojnë detajet në orare dhe data.

Liga e Europës sot:

18:45

Barcelona-Mançester Junajtid

Shahtjor Donjetsk-Renës

Ajaks-Union Berlin

Salsburg- Roma

21:00

Juventus- Nantë

Sporting- Midtjyland

Leverkusen- Monako

Sevilja- PSV Eindhoven

Ndeshjet e kthimit 23 shkurt:
18:45
Nantë-Juventus
Midtjyland-Sporting
Monako-Bajer Leverkusen
PSV-Sevilje

21:00
Mançester Junajt-Barcelona
Renës-Shahtjor Donjetsk
Union Berlin-Ajaks
Roma-Salzburg /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!