Katari dhuron shtëpi të lëvizëshme në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë

Katari po dhuron dhe dërgon 10,000 shtëpi të lëvizshme në Turqi dhe Siri nga ata që u përdorën për akomodime gjatë Kupës së Botës në Turqi dhe Siri për të ndihmuar familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti.

Për situatën e rëndë ka reaguar i gjithë globi. Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar që tronditën Turqinë dhe Sirinë (7.8 ballë) ka arritur mbi 41000 njerëz.

Sipas autoriteteve turke janë regjistruar 35 418 vdekje nën rrënoja, ndërkohë që të palgosur kanë mbetur mbi 105 mijë persona, prej tyre 13 200 janë në spitale duke marrë trajtim shëndetësor.

Po ashtu në Siri humbjet kapin shifrën e afro 6000 vetëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!