Korabi- Flamurtari ndez të Parën, duele të tjera…
Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të zhvillojë sot 4 takime. Në fakt jo vetëm perballjet e sotme por dhe ato që do të luhen nesër dhe pasnesër duket se përplasin të gjitha skuadrat rivale.
Korabi do të presë sot Flamurtarin në një takim me pritshmëri mjaft të lartë sportive. Trajneri i dibranëve Shpendi Kumbarçe e di mirë se ndaj formacinot të Troisit plot cilësi duhet impenjim maksimal. Të dyja skuadrat tentojnë ngjitjen në Superiore dhe ndajnë vendet 3-4 me 25 pikë.
Interesante edhe sfida e Pukës mes Tërbunit dhe Burrelit. Tej rivalitetit dhe objektivave respektivë ata i “bashkon” trajneri Alert Alcani. Lezhjani vjet ka drejtuar matjanët ndërsa këtë sezon kërkon të bëjë histori me Tërbunin.
Aspak i lehtë për tu parashikuar takimi i ‘Roza Haxhiu’-t mes Lushnjës dhe Tomorit. Vendasit janë në kërkim të largimit nga zona e ftohtë ndërsa beratasit për tu konsoliduar lart.
Identike edhe sfida e Orikumit. Aty ku vendasit e Orikut pritet të ndryshojnë ‘kurs’ për tu rritur në pikë. Ndaj Luzit 2008 e gjitha për tu ndjekur. Vendasit vijnë pas dështimit shtëpiak me Dinamon dhe kërkojnë reagimin.
Sot: Java e 15:
Korabi- Flamurtari (12:30)
13:00
Tërbuni- Burreli
Lushnja- Tomori
Oriku- Luzi 2008
Të dielën:
Besa -Besëlidhja
Turbina- Apolonia
Të hënën
Dinamo- Skënderbeu