Tirana ‘vret’ kampionatin, Përgjoni portieri i ‘madh’

Abissnet Superiore, java e 20: Egnatia- Tirana 1-2 (Duamena 10′ / Përgjoni 1′, Hasani (Pen) 66′)

Egnatia- Tirana hapi javën e 20 të Abissnet Superiore. Dueli i Rrogozhinës foli i gjithi për bardheblutë të cilët fituan në shifrat 1-2.

Starti i vrullshëm për kryeqytetasit të cilët në minutën e parë kaluan përpara me njeriun e ndeshjes Florjant Përgjoni. Edhe pas golit, skena i takoi sërish formacionit të Shehit ndërsa në daljen e parë serioze Egnatia me Duamena barazoi në 1-1.

Zhvillimet e pjesës së dytë panë Tiranën më kërkuese ndërsa pas një aksioni nga e djathta u konstatua një top i prekur me dorë nga Kacbufi dke shkaktuar penallti për bardheblutë.

Kështu në minutën e 66’-të, Hasani arriti të realizonte nga 11 metra e rikthente Tiranën në epërsi 1-2. Sakaq në minutat shtesë, portieri Visar Bekaj pas një përplajse të frikshme me lojtarët vendas u desh të linte skuadrën me 10 lojtarë.

Me zëvendësime të konsumuara Orges Shehi i besoi Përgjonit portën teksa në një rat lezhjani ndali një top-gol te port e tij.

Ndërkaq, Kategoria e Parë luajti tri ndeshjet e fundit të javës së 14-të. Dinamo fiton në Orikum me vendasit 2-4, Apolonia- Korabi 1-1 ndërsa Skënderbeu kaloi 2-0 Tërbunin./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!