Inter fiton derbin, Reali -8 nga kreu, Siti nuk përfiton…

Lautaro Martinez dërgon Interin në delir. Argjentinasi falë një goli në minutën e 34′ i dha tri pikë zikaltërve ndaj Milanit në derbin e Madoninës.
Për më tepër që loja e skuadrës së Simone Inzagit e dominoi totalisht skuadrën kuqezi të Stefano Piloit.Për Asllanin vetëm disa sekonda në fushë gjatë kohës shtesë.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e dytë, në ndjekje të Napolit i cili duket se këtë edicion nuk ka rivalë. Fitoi sot 0-3 ndaj Specias. Milan gjen humbjen e tretë radhazi, dhe zbret në vendin e 6-të provizor.
Ndërkaq, në Angli, Totenhem thyen Mançester Sitin me shifrat 1-0. Vendos goli i Herri Kejn në pjesën e parë. Në Bundesligë Bajren Mynih ecën i sigurtë sot mundi 2-4 Volfsburgun e trajnerit Niko Kovaç.
Për të ndeshur skuadra të tjera elitare ‘ndihmon’ La Liga. Reali u thye 1-0 nga Majorka me Muriqin protagonist por që golin e relizoi Naço në portëne tij (Muriqi festoi me idenë e autorësisë). Në mbrëmje Barcelona mund thellë Seviljen 3-0 dhe largohet me madrilenët në krye./Sportiim.al/