Inter-Milan, ‘Madonina’ e “frikës”

  • Inter në vendin e dytë me 40 pikë, 13 pikë prapa Napolit të vendit të parë. Milani i vendit të pestë (jashtë Ligës së Kampionëve), por me dy pikë prapa zikaltërve me 18 ndeshje të mbetura.

Nuk është një “Madonina” vendimtare apo një duel si ai i Superkupës (fituar nga Inter 3-0), por as një derbi vendimtar si ai i një viti më parë i përmbysur nga Zhiru.

Këtë mbrëmje në ‘San Siro’ (20:45) është një derbi vendimtar si ata të shumtë të luajtur në të kaluarën në fazat europiane. Është një derbi i rëndësishëm sepse është një derbi, por është vendimtar vetëm në një kuptim: nëse fitohet.

Renditja (dhe realiteti) thotë se Inter dhe Milan, pasi kanë luajtur për Scudetton në dy sezonet e fundit, do të përballen në favor të një Napoli të jashtëzakonshëm; objektivi i deklaruar është kualifikimi në Ligën e Kampionëve megjithatë gara për katër vendet e para do të mbetet e hapur dhe për shumë javë.

Në fakt Inter po ti heqësh humbjen shokuese pak javë më parë në shtëpi nga Empoli duket se e ka gjetur vetën ndërsa skuadra e Piolit është në një moment katastrofik, në kolaps vertikal prej 6 ndeshjesh dhe vetëm një fitore në një ndeshje të tillë mund t’i rregullojë disi imazhin por dhe pozicionin në tabelë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!