Bano zgjon Besëlidhjen, tension në “Liri Ballabani”

Java e 14-të e Kategorisë së Parë ka vijuar sot me 3 sfida të tjera. Bano e nisi me fitore te Besëlidhja duke mposhtur 1-0 Turbinën dhe duke iu larguar vendit të fundit të tabelës.
Sakaq, Tomori – Besa prodhoi rivalitet në fushën e lojës. Beratasit shënuan të parët, u barazuan brenda 1 minuti, por ia dolën ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh.
Kavajasit barazojnë sërish në të dytën dhe arrijnë të përmbysin, por në minutat e fundit të sfidës rezultati rikthehet në baraspeshë me Tomorin që shënon edhe të tretin.
Në barazim u mbyll po ashtu edhe Burreli – Lushnja me skuadrat që ndanë nga 1 gol për nga 1 pikë, teksa xhiroja e 14-të përmbyllet nesër me 3 sfidat e fundit. Në pushim pati tension në koridoret e impiantit.
Kategoria e Parë, Java 14:
Besëlidhja – Turbina 1-0
Tomori – Besa 3-3
Burreli – Lushnja 1-1
Të hënën:
Apolonia- Korabi
Oriku- Dinamo
Skënderbeu- Tërbuni