Sot/ Arsenal viziton Evertonin, Roma pret Empolin
Java e 22-të në Premier Legaue për ditën e sotme do të nisë me Everton- Arsenal (13:30).
Në kampionatin më spektakolar në planet, gjithashtu duele të ndezura si Aston Vila-Lieçester, Brentford-Sauthempton, Brajton-Bournëmuth, Mançester Junajtid- Kristal Palasë, Uolves- Liverpul dhe Njukasëll- Uest Hem.
Bundesliga luan javën e 19-të me 5 duele që zhvillohen në 15:30 ndërsa derbi rajonal Gladbah- Shalke starton në 18:30.
Ndërkohë në Spanjë, La Liga Santander vjen me 4 takime. Në 14:00 Espanjol- Osasuna teksa më pas radha i takon Elce-Vijareal dhe derbit të vogël të Madridit, Atletiko Madrid- Getafe.Në mbrëmje Betis- Selta Vigo.
Italia ofron 3 përballje. Fillimisht në Serie A Kremoneze- Leçe (15:00) më pas Roma-Empoli (18:00) dhe Sasuolo- Atalanta (20:45).
Tri ndeshje dhe në Ligue 1 në Francë. PSG do të presë Tuluzë ndërsa Trojes-Marsejë dhe Renë- Lilë mbyllin ditën./Sportiim.al/