Liverpul katastrofë, Dortmund fitore prej kampioni, bie Atalanta

Kampionatet elitare në Europë luajtën shumë nga duelet që parashikonte fundjava e tyre futbollistike.

Angli befasitë nuk kanë të mbaruar pasi Liverpul, Arsenal por dhe Njukasëll ishin skuadrat që zhgënjyen ndjeshëm.

Sidomos ‘Reds’ të cilët vijojnë të ecin prej javësh në tunelin pa ndriçim. Skuadra e Klop u mund 3-0 nga Brentford. Gjithashtu Arsenal u mposht nga Everton që deri paraditen e sotme ishte i fundit. ‘Qymyrxhinjtë’ falë ecurisë fantastike prej muajsh pritej të kalonin Uest Hem. Megjithatë u ruajt trajektorja pozitive me një barazim.

Bundesliga ofroi fitoren spektakolare të Dortmundit por dhe suksesin e madh të Union Berlinit në shtëpi. Seria A, luajti tre takime me dështimin e Atalantës dhe suksesin e Romës.

Ndërkaq La Liga kishte në program 4 takime ndërsa në Francë, PSG falë një goli mjeshtëror të Mesit fitoi 2-1 ndaj Tuluzë/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!