Red Bull prezanton makinën e re

Pas Haas, sot ishte skuderia e Red Bull e cila prezantoi makinën e re të Botërorit 2023 në F1.
Ajo do të quhet “RB19” dhe do të drejtohet nga 2 herë kampioni i botës Maks Verstapen dhe Serxhio Perez. Austriakët zbuluan veturën e re pikërisht në Nju Jork.
Gjatë ceremonisë prezantuese Kristian Horner tha:
“Jemi gati që të rifutemi në betejë me dy marka historike si Ferrari dhe Mercedes. Do të na duhet që të ruajmë përqëndrimin nga gara e parë deri tek e fundit. Do të më pëlqente shumë që të fitonim në Majemi, pasi atje do të mbahet për herë të parë një Çmim i Madh”
Radha e prezantimëve të makinave të Botërorit të ri 2023:
Haas “VF-23”: 31.01.2023
Red Bull “RB19”: sot
Williams: 6.02.2023
Alfa Romeo: 7.02.2023
AlphaTauri: 11.02.2023
Aston Martin: 13.02.2023
McLaren: 13.02.2023
Ferrari: 14.02.2023
Mercedes: 15.02.2023
Alpine: 16.02.2023