Shifra rekord, Fernandez zyrtarisht i Çelsit

Klubi largoi Zhorzhinjon drejt Arsenalit dhe afroi asin argjentinas për një shifër rekord (105 milion paund).

Çelsi gjeti formulën e afrimit të Enzo Fernandez nga Benfika te skuadra e pronarit Tod Bohli.

Kampioni i botës me Argjentinën kishte shfaqur hapur dëshirën për tu larguar nga luzitanët duke përdorur shpesh mënyra të tërthorta vetëm për të lëvizur nga Lisbona.

Në fund verdikti: Mesfushori 22 vjeçar arrin kontratën e ‘vitit’ teksa klubi i ri shpenzoi 120 milion euro për kartonin e tij.

Me vizitat mjekësore të kryera dje në Lisbonë dhe me axhendën e prezantimit në vijim nga Çelsi, Fernandez kthehet në lojtarin më të shtrenjtë në ishull. Grilish mbante këtë rekord ndërsa në 2021 nga Aston Vila kaloi te Siti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!