UEFA humb gjyqin me klubet e Super Ligës
- Tre klubet Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, të njohura si protagonistet kryesore për krijimin e Super League ja kanë hedhur sot duke fituar gjyqin me UEFA-n.
Të mëdhatë në kontinent por dhe ata që iu bashkuan projektit i cili ra ndesh me politikat e UEFA-s kanë mësuar sot në Madrid se ata nuk mund të dënohen nga institucioni i lartë drejtues në Europë.
Gjykata e kryeqytetit spanjoll ka pranuar ankesën e A22Sports, Superliga mund të ekzistojë dhe klubet që janë ende pjesë e saj (Juventus, Real Madrid dhe Barcelona) nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA “përndryshe, parimi i meritës që shpreh ligji i konkurrencës do të shtyhej”.
Ndaj në thelb, është e mundur të krijohet një garë e pavarur dhe alternative për ato të organizatës aktuale, sepse, siç shkruajnë tre magjistratët e gjykatës në dokumentet në të cilat AS ka pasur akses, “FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë anti- sjellje konkurruese sikur të ishin ruajtësit e vetëm të disa vlerave evropiane.
Mbi të gjitha nëse kjo do të shërbejë si një justifikim për të mbështetur një monopol nga i cili përjashtohet ose pengohet nisma e asaj që aspiron të jetë konkurrenti i saj, Superligës”. Situata vërtetë e koklavitur.