Uzuni për rekord, Skuka nuk përfshihet, Superiorja me…ndryshime

  • Erzeni- Vllaznia dhe Partizani-Egnatia, sipas Departamentit të Garave në FSHF janë spostuar nga 16:00 në 19:00. Ndeshjet e tjera do luhen sipas programit.
  • Edlir Tetova rikthehet te Egnatia por vetëm derisa klubi të arrijë te emri i ri i pankinës së lënë vakant nga Duro.
  • Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë në La Liga 2 me Granadën. Sot beratasi shënoi një dy golësh në duelin e luajtur me Andorrën. Sulmuesi arrin në kuotën e 14 golave. Ka rënë nën lupën e Lids në Angli por dhe skuadrave të tjera në kontinenët.
  • Pas Balajt teksa u vesh kuqeblu, një tjetër futbollist i Kombëtares kuqezi pritet ti bashkohet këto ditë një ekipi në Superiore.
  • Xhuliano Skuka i transferuar para pak ditësh te Metz në Ligue 2, sot nuk u aktivizua. Madje dibrani nuk ishte as në stolin e skuadrës së re.
  • Milot Rashica shënon golin e parë me Gallatasarajin në Superligën turke.
  • Zinedin Zidan po shqyrton disa klube ku mund të vijojë në të ardhmen si trajner. Emrat më të lakuar janë PSG, Bajern Mynih, Juventus por dhe një rikthim te Real Madrid nuk përjashtohet.
  • Murinjo për mediat italiane shprehet: “Shpresoj të mos keq-interpretohem, por urime Napolit për Scudetton. E kanë fituar. Është i tyre”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!