Partizani në gjunjë, ‘Mbretëresha’ është zgjuar

Abissnet Superiore , java e 18: Partizani- Teuta 0-2 (A.Marku 40′, Kallaku 63′ pen)

Teuta thyen Partizanin në kompleksin Partizani. Ngaju këtë pasdite ndërsa dy skuadrat u nedshën për llogari të javës së 18-të Abissnet Superiore. Me një gol të Albion Markut në pjesën e parë dhe një tjetër të Sherif Kallakut në të dytën skuadra e Edi Martinit ia del të marrë tri pikë ‘shpëtimtare’ në kryeqytet.

Në fushë të kuqtë pas largimit të Bitrit dhe Skukës gjatë këtij sesioni dimror e kanë të vështirë të orientohen në skajet e skudrës. Teuta shfaqet racionale dhe mjaft e vendosur për të vajtur të rezultati pozitiv.

Pas kësaj humbjeje Partizani duket se ka humbur edhe terrenin me kreun pasi Tirana ka dhe një ndeshje për të rikuperuar (në 19:00 ndaj Erzenit në Durrës). Durraskët me martinin, kanë gjetur mekanizmat e duhur. Skuadra tashmë ka lënë zonën e rrezikut duke u pozicionuar e shtata./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!