Java e fundit e fazës së dytë nesër dhe…

Nesër dhe pasnesër java e 18-të ose të fundit të fazës së dytë Abissnet Superiore. Laçi- Kastrioti dhe Bylis- Vllaznia janë duelet e ditës së mërkurë me risinë e madhe të rikthimit për herë të tretë në stolin e mallkastriotëve të Naxhi Shensoit. Klubi i Bylis e prezantoi sot shqiptaro-turkun 64 vjeçar…

Ndërkaq disa skuadra janë me probleme në kontigjët por ka dhe rikuperime. Kështu te Vllaznia si gjithë këto javë mungon Liridon Latifi ndërsa Lorik Boshnjaku dhe Darko Bulatoviç, janë në fazë përmirësimi duke rritur shanset për të qënë gati. Te Bylis situata e qetë me skuadrën e cila pritet të jetë si ndaj Tiranës për javën e 17-të.

Sakaq në derbi rajonal Laçi- Kastrioti pritet të jetë konkurues. Te vendasit ka probleme (thuajse përgjatë gjithë sezonit) me futbollistë të dëmtuar. Alla dhe Turkaj ende nuk janë gati ndërsa Guindo i dëmtuar ndaj Vllaznisë nuk do të jetë në ‘listë’. Lajm i mirë për trajnerin Mezani rikthimi i Zikos.

Te Kastrioti, trajneri Ardian Mema ka gjithë kontigjentin në dispozicion.

Të mërkurën
Bylis-Vllaznia 13:00
Laçi-Kastrioti 13:00

Të enjten
Egnatia-Kukësi 13:00
Partizani-Teuta 16:00
Erzeni-Tirana 19:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!