Granit Xhaka futbollisti i vitit në Zvicër
Federata e Futbollit e Zvicrës dhe Liga e Zvicrës në eventin futbollistik për vitit 2022, kanë shpallur futbollistin shqiptar Granit Xhaka si më të mirin e vitit 2022. Ramona Baçman e fitoi këtë trofe për futbollin e femrave.
Pas trofeut kapiteni i helvetëve tha:
Falenderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, u shpreh Xhaka gjatë eventit në Bernë.
Ndërkaq Xhaka ishte në garë me Akanzhi dhe portierin Zomer. Të dy futbollistët e uruan Xhakën për arritjen.