Xhixha fluturon drejt Azerbajxhanit

Ish-sulmuesi bardheblu la mbrëmjen e sotme aeroportin “Nënë Tereza’ me destinacion Bakunë.
Redon Xhixha pak minuta më parë la tokën shqiptare për të fluturuar drejt Azerbajxhanit. Sulumesi kurbinas teksa u shpall kampion edicionin e kaluar me Tiranën dhe kryeson listën e golashënuesëve të Superiores me 11 gola do ti bashkohet menjëherë Karabakut në kampionatin azer.
Tashmë janë zbardhur disa nga detajet e kontratës së re teksa përpos 550 mijë eurove do ketë bonus edhe nga pjesëmarrja e skuadrës së re në Europë (Champions League). Në ‘lojë’ janë dhe 350 mijë euro të tjera.
Ndërkohë 24 vjeçari laçian, axhendën nesër e ka që në fillim me vizitat mjekësore e më pas firma dhe prezantimi me skuadrën.
Karabak kryeson Premier League-n azere me 50 pikë në 18 javë. Pas pushimit, kampionati në Azerbajxhan rinis të mërkurën./Sportiim.al/
