Fernandez, Çelsi ende në garë

Çelsi nuk është tërhequr nga tentativa për të sjellë në Londër talentin argjentinas.

Sipas raportimeve nga football.london, klubi i Çelsit do të tentojë një ofensivë të re për Enzo Fernandez. Ata besojnë se deri në fund të afatit të merkatos së dimrit mund të arrijnë të bindin klubin luzitan për ta lëshuar yllin e ri të tyre.

Megjithatë deri tani, Benfika nuk tundohet pa 120 milionë euro për ta lënë të lirë. Vetëm në këtë muaj, klubi londinez ka shpenzuar 178 milionë për të blerë Fofana, Badiashile, Andrei Santos, Zhoao Feliks, Mudrik dhe Madueke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!