‘Teuta-Martini’, binomi që …ecën
Teuta-Egnatia figuron ndeshja e fundit e kësaj xhiroje në program në 16:00 në ‘Niko Dovana’. Bregdetarët e Edi Martinit në katër javët e fundit kanë fituar tri ndeshje duke u ‘shkulur’ nga vendi i fundit. Ende janë në zonën e kuqe…
Afrimi i Kallakut bonus i madh për durrsakët veçse kur sheh të larguarit si Hebaj, Idrizaj, Dejvid Kapllanaj duket se peshorja me emrin merkato, anon nga faktori negativ.
Ndërkaq Egnatia ecën në “erën” Duro me siguri. Pozicioni në vend të 4-ët pas 16 javëve, tregon më së miri se rrogozhinasit kanë objektivë zonën europiane. Gjatë janarit kanë afruar elementë si Duamena, Emsis, Paulauskas, Kasa.
Barazimi i javës së kaluar me Erzenin në shtëpi ka frenuar disi entuziazmin e tyre por nëse sot del me tri pikë nga Durrësi, matematika thotë se ata do jenë vetëm tri pikë nga kreu që mbahet nga Tirana.
Sot:
Kukësi-Erzeni 13:00
Teuta- Egnatia 16:00
Dje:
Kastrioti-Partizani 1-1
Tirana-Bylis 4-1
Vllaznia- Laçi 4-1