Sot/ ‘Mesi-Ronaldo’ trazon botën, hera e fundit si rivalë?

Sot ndeshja miqësore e historisë në 18:00. Ronaldo – Mesi, koha për argëtimin final.

Riadi në Arabinë Saudite, prej kohësh ka marrë vëmendje të shtuar sportive. Pas dy Supekupave të Spanjës dhe Italisë luajtur në 16 dhe 18 janar 2023, sot radha e një miqësorjeje me përmasa botërore.

‘Riyadh Seasion Team X1’ (me futbollistë të Al-Hilal dhe Al-Nasr) dhe PSG me start orën 18:00 (ora e Shqipërisë) në stadiumin ‘King-Fahd’ në Riad.

Impianti i cili pritet të jetë mbi kapacitetin e tij 67 mijë vendesh do të shohë yjet e kampionëve të Francës përballë formacionit vendas i cili do të drejtohet nga argjentinasi Marselo Galardo.

Padyshim vemendja te dyshja Ronaldo-Mesi në atë që mund të konsiderohet si ndeshja e fundit mes tyre. Portugezi me 5 ‘Topa të Artë’ dhe kampioni më i ri i botës Lionel Mesi me 7-të të tillë kanë bërë që biletat për takimin e sotëm të thyejnë çdo rekord./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!